0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Mundësi punësimi

Maj

05

2017

Konkurs i jashtëm

Bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, Ligjin e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës 03/L-149 si dhe Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit te Shërbyesve Civil, Dogana e Kosovës publikon konkurs të jashtëm për plotësimin e pozitave të lira në Drejtorinë e Akcizës dhe Procedurave, si më poshtë:

 

Drejtoria: Akcizë dhe Procedura

Departamenti: Akcizë, Tarifë, Origjinë dhe Procedura

Sektori: Laborator

Titulli i vendit të punës: Kimist laboratorik

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës: Koeficienti – 7 (shtatë)

Numri i pozitës së kërkuar: 2 (dy) pozita të  karrierës

Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat (duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare)

Numri i Referencës: 04.1.4

Raporton tek: Udhëheqësi i Sektorit të Laboratorit

Vendndodhja: Prishtinë

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                   

Detyrat e kryesore:

  1. Shqyrtimi i kërkesave lidhur me analizimet fiziko kimike të mostrave;
  2. Testimi i mostrave;
  3. Kujdesi për pajisjet analizuese, reagjentët, materialet certifikuese referente, kushteve të punës  me qëllim të  mbarëvajtjes së punëve në laborator;
  4. Kujdeset për afatet e kalibrimit të pajisjeve;
  5. Mostrimi dhe përkrahja në mostrim;
  6. Vlerësim të konformitetit sipas legjislacionit në fuqi dhe standardeve përkatëse;
  7. Përfillja e obligimeve që dalin nga akreditimi;
  8. Raportimi mbi objektivat, punët dhe detyrat e kryera;
  9. Përkrahje profesionale degëve dhe sektorëve të Doganës;
  10. Punë dhe detyra tjera të deleguara nga menaxhmenti etj.

 Shkollimi i kërkuar:

 

  1. Kualifikim universitar nga lëmi i kimisë inxhinierike ose teknologjisë kimike – e nevojshme;
  2. Përvojë pune (2) vite – e nevojshme, e dëshirueshme në fushën laboratorë testues;
  3. Njohuri nga akreditimi, standardi EN ISO 17025, mostrimi, etj. – e dëshirueshme;
  4. Kërkohet njohuri e mirë e njërës nga gjuhët zyrtare – e nevojshme.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

  1. Njohuri të shkëlqyeshme nga lëmia e laboratorit;
  2. Shkathtësi të mira komunikuese;
  1. Njohuri mbi rrjedhat dhe risitë nga mostrimi dhe standardet (ISO 17025);
  2. Aftësi për organizim dhe zhvillim të njësisë së Laboratorit;
  1. Njohuri dhe përvojë sidomos për punët dhe detyrat e Laboratorit;
  2. Aftësi organizative dhe planifikuese të punës dhe aktiviteteve të Laboratorit.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurrim:

 

Dogana e Kosovës me rastin e publikimit të këtij konkursi, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në  Republikën e Kosovës.

Komunitetet jo shumicë dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

Marrja dhe dorëzimi i  Aplikacioneve: bëhet në Doganën e Kosovës (objekti në Lakrishte), Bulevardi Bill Clinton, kati I,  Zyra Nr.25.

 

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Ligji Nr. 03/L – 149 Për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës;

Rregullore Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në web-faqen  e Doganës së Kosovës dhe në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 05.05.2017, deri më datën 19.05.2017, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuar nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten CV-ja standarde, kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurrojnë.

Vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e shkurtër /ngushtë do te kontaktohen.

 

“Dogana e Kosovës, me qëllim të afirmimit të barazisë gjinore, inkurajon dhe mirëpret aplikimin e pjesëtarëve të të dyja gjinive, për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në funksion të zhvillimit institucional dhe shoqëror, dhe gjithashtu, inkurajon të gjithë pjesëtarët e grupeve etnike minoritare të aplikojnë”

 

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni Zyrën e Burimeve Njerëzore në tel: 038 540 807, prej orës 8:00 -16:00.

                                                                       u.d. Udhëheqëse e Departamentit të Burimeve Njerëzore

Laura DOBRUNA

_________________________

Kërkesa për punësim

CV – Dogana e Kosovës – Zbrit (Download)